NASA: Çdo gjë është e gatshme për rikthimin në hënë
Luan Qorraj / RTK
Zyrtarët e NASA-s kanë thënë se çdo gjë është e gatshme për lansimin e misionit “Artemis 2” i cili, pas më shumë se 50 viteve, do të kthen njerëzit në satelitin e vetëm të planetit tokë.
Edhe pse, këtë herë, astronautët nuk do të aterojnë në hënë, ekipi katër anëtarësh do të kryen disa orbita rreth hënës duke udhëtuar më larg se sa që ka udhëtuar ndonjëherë ndonjë qenie njerëzore.
Ky mision gjithashtu shihet si kritik për vazhdimin e programit i cili pritet që brenda pak muajsh të ri-kthen njerëzit në sipërfaqen e hënës.
Misioni Artemis 2 është pjesë e një plani më të madh të NASA-s sipas të cilit brenda pak viteve do të duhet të përfundon edhe baza e parë e njerëzve në hënë prej ku do të vazhdohen kërkimet më thellë në sistemin tonë solar.























