Humb jetën në aksident ish-portieri Alex Manninger
BKT
Sport

Humb jetën në aksident ish-portieri Alex Manninger

Uran Krasniqi / RTKLive

Ish-portieri austriak Alex Manninger ka humbur jetën në moshën dyzet e tetë vjeçare pas një aksidenti.

Manninger, i cili kishte luajtur për klube të mëdha si Arsenal, Juventus dhe Liverpool, është përplasur me një tren lokal në Salzburg.

Shërbimet emergjente kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes, por pavarësisht ndihmës së parë, ai ka ndërruar jetë në vend. Në tren ndodheshin rreth njëzet e pesë pasagjerë dhe drejtuesi i trenit, të cilët nuk kanë pësuar lëndime. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Gjatë karrierës së tij, Manninger ka regjistruar tridhjetë e tri paraqitje për kombëtaren e Austrisë dhe ishte pjesë e skuadrës në Euro 2008.