21:24 / 17.04.2026
Kosova përballet me Bosnë - Hercegovinën në ragbi, transmetohet në RTK
RTKLive.com
Kombëtarja e Kosova në ragbi do të përballet me Bosnë Hercegovinën. Ndeshja zhvillohet në kuadër të garës Konferencës së Evropës në Ragbi 2025/26.
Kjo ndeshje i takon Grupit E dhe do të zhvillohet të shtunën, më 18 prill, me fillim nga ora 14:00.
Takimi do të luhet në stadiumin "Demush Mavraj", ndërsa ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK 1.
Gjatë ditës trajnerii Kosovës, Mark Barrett, ka publikuar edhe listën e lojtarëve të Kosovës me të cilët do të paraqitet në këtë ndeshje.























