Përplasje detare në Hormuz, Trump thotë se armëpushimi vazhdon
N. Mekolli /RTKlive
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se armëpushimi me Iran vazhdon të jetë në fuqi, pavarësisht përplasjeve të fundit ushtarake në Ngushtica e Hormuzit.
Sipas SHBA-së, forcat iraniane kanë sulmuar tre anije luftarake amerikane me raketa, dronë dhe mjete të vogla detare, në atë që u cilësua si “sulm i paprovokuar”. Nga ana tjetër, Irani ka akuzuar SHBA-në për sulme ajrore ndaj një tankeri nafte dhe zonave bregdetare.
Tensionet vijnë vetëm një ditë pasi Teherani kishte bërë të ditur se po shqyrtonte një propozim amerikan për përfundimin e luftës. Ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore janë angazhuar për të zmbrapsur sulme me raketa dhe dronë nga Irani, raporton BBC.
Raportohet gjithashtu për shpërthime në Ngushticën e Hormuzit dhe në kryeqytetin Teheran, ndërsa autoritetet iraniane pretendojnë se sulmet ajrore amerikane kanë goditur disa zona bregdetare në jug të vendit.























