Trump dhe Xi flasin për `epokë të re` në marrëdhëniet SHBA–Kinë
BKT
Rajoni dhe Bota

Trump dhe Xi flasin për `epokë të re` në marrëdhëniet SHBA–Kinë

M.Mekolli /RTKlive

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping kanë dhënë deklarata pozitive gjatë takimit të tyre, duke sinjalizuar për një fazë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Trump tha se ka një “marrëdhënie fantastike” me Xi-në, të cilin e quajti “lider të madh”, duke shtuar se është “nder të jem miku yt” dhe se SHBA dhe Kina do të kenë një “të ardhme fantastike së bashku”.

Ai theksoi gjithashtu gatishmërinë për bashkëpunim në tregti dhe marrëdhënie biznesi mbi baza reciproke, raporton Telegraph.

Nga ana e tij, Xi Jinping u shpreh se marrëdhëniet SHBA–Kinë po hyjnë në një “epokë të re partneriteti”, duke theksuar se “e gjithë bota po e ndjek këtë takim”. Ai bëri thirrje për shmangien e “kurthit të Tukididit” dhe për ndërtimin e një modeli të ri bashkëpunimi mes fuqive të mëdha, që do të kontribuonte në stabilitetin global.

Të dy liderët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit në një kohë që e përshkruan si një “udhëkryq global” me ndryshime dhe sfida të mëdha.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota