Alarm në Helsinki pas kërcënimit me dronë, autoritetet:Situata nën kontroll
BKT
Rajoni dhe Bota

Alarm në Helsinki pas kërcënimit me dronë, autoritetet:Situata nën kontroll

Bardhyl Bajrami / RTK

Autoritetet finlandeze shpallën gjendje alarmi në rajonin e Helsinkit pas raportimeve për një kërcënim nga dronë që mund të kishin hyrë në hapësirën ajrore të vendit. Pas disa orësh masash sigurie dhe pezullimit të trafikut ajror, autoritetet deklaruan se rreziku kishte kaluar dhe se situata ishte kthyer në normalitet.

Ministria e Brendshme e Finlandës njoftoi se alarmi për kërcënimin nga dronët u shpall rreth orës 03:53 të mëngjesit, pasi ushtria mori informacione për dronë që mund të kishin hyrë në territorin finlandez. Zona e mundshme e rrezikut ishte mes Helsinkit dhe Porvoos. Banorëve në rajonin Uusimaa iu kërkua të qëndronin brenda dhe të shmangnin afërsinë me dritaret.

Gjatë alarmit, aeroporti Helsinki-Vantaa Airport pezulloi përkohësisht trafikun ajror, ndërsa avionët luftarakë Hornet të forcave ajrore finlandeze patrulluan mbi Helsinki dhe brigjet përreth. Disa fluturime që vinin nga Azia u devijuan drejt aeroporteve në Stockholm, Tallinn dhe Rovaniemi.

Rreth orës 07:06 sipas kohës lokale, autoritetet deklaruan se kërcënimi kishte përfunduar dhe se situata nuk paraqiste më rrezik për publikun. Trafiku ajror rifilloi normalisht, ndërsa ushtria finlandeze tha se ende nuk ka konfirmim zyrtar për praninë e dronëve në hapësirën ajrore të vendit


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota