Një tërmet i fortë godet Kinën jugperëndimore
BKT
Rajoni dhe Bota

Një tërmet i fortë godet Kinën jugperëndimore

RTKlive&HRT

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë goditi rajonin jugperëndimor Guangxi të Kinës. Dy persona humbën jetën dhe më shumë se 7,000 njerëz në qytetin Liuzhou u evakuuan. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe autoritetet po paralajmërojnë për ndërprerje të trafikut.

Dy vdekje u konfirmuan, një person ende mungonte dhe katër persona u dërguan në spital, megjithëse asnjëri nuk kishte lëndime kërcënuese për jetën, raportuan CCTV dhe agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Trembëdhjetë ndërtesa u shembën në orët e para të së hënës, raportoi transmetuesi shtetëror CCTV.

Autoritetet hekurudhore paralajmëruan gjithashtu për ndërprerje të trafikut ndërsa kontrollonin integritetin e infrastrukturës hekurudhore.

Linjat e komunikimit dhe të energjisë, furnizimet me ujë dhe gaz dhe trafiku në zonën e prekur po funksiononin normalisht, raportuan media shtetërore.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota