Barça vendos rekord historik, 19 fitore në 19 ndeshje në shtëpi
BKT
Sport

Barça vendos rekord historik, 19 fitore në 19 ndeshje në shtëpi

F.Bytyqi/RTKLive

Barcelona ka hyrë në historinë e futbollit evropian pas një sezoni të jashtëzakonshëm në shtëpi, duke vendosur një rekord unik në kampionat.

Skuadra katalanase është bërë ekipi i parë që fiton të gjitha 19 ndeshjet si vendas brenda një sezoni të vetëm, duke regjistruar një ecuri perfekte 100% në “Camp Nou”.

Përveç titullit kampion në La Liga, Barcelona ka vulosur edhe statusin e saj si rekordmene absolute, me stadiumin e saj që është shndërruar në një fortesë të pakalueshme gjatë gjithë sezonit.

Ky sukses historik e forcon edhe më shumë dominimin e Barcelonës në futbollin spanjoll, duke e mbyllur sezonin me një statistikë të paprecedentë në ndeshjet si vendase.