City gjen pasuesin e Guardiolës, Maresca pranë rikthimit në ‘Etihad’
BKT
Sport

City gjen pasuesin e Guardiolës, Maresca pranë rikthimit në ‘Etihad’

F.Bytyqi/RTKLive

Enzo Maresca raportohet së do të jetë trajner i ri i Manchester City, duke zëvendësuar Pep Guardiola në fund të sezonit.

Sipas mediave britanike, Guardiola ka vendosur të largohet nga drejtimi i ‘Qytetarëve’ pas një dekade të jashtëzakonshme në “Etihad”, me sfidën ndaj Aston Villa që mund të jetë ndeshja e tij e fundit në bankinë.

Lamtumira e teknikut spanjoll pritet të shoqërohet edhe me largimin e Bernardo Silva, duke shënuar fundin e një epoke të artë për klubin anglez.

Drejtuesit e Cityt kanë nisur menjëherë punën për zëvendësimin e Guardiolës dhe emri që kryeson listën është ai i Marescës. Trajneri italian, i cili më parë ka qenë ndihmës i Guardiolës te City, rikthehet kështu në ambientin që e njeh mirë.

46-vjeçari mori drejtimin e Leicester City në vitin 2023, ndërsa së fundmi ishte trajner i Chelsea. Raportohet se ai tashmë ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Manchester Cityt dhe zyrtarizimi mund të vijë gjatë javëve të ardhshme.

Guardiola largohet nga klubi pas një periudhe historike, ku fitoi plot 20 trofe dhe e shndërroi Cityn në një nga skuadrat më dominuese në futbollin evropian.

Madje, siç raportohet, klubi planifikon t’i vendosë emrin e tij një tribune në stadiumin “Etihad”, si formë mirënjohjeje për sukseset e arritura.