Tërmeti me magnitudë 5.6 shkallë godet Turqinë
BKT
Rajoni dhe Bota

Tërmeti me magnitudë 5.6 shkallë godet Turqinë

Sh.Ç/RTKlive

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave i Turqisë njoftoi se një tërmet me magnitudë 5.6 ndodhi në rrethin Battalgazi të Malatya-s.

Gazeta Hurrieyt shkruan se sipas një deklarate nga AFAD një tërmet me magnitudë 5.6 ballë ndodhi me epiqendër në lagjen Battalgazi të Malatya-s.

Autoritetet turke deklaruan se deri tani nuk ka raportime për viktima apo dëme serioze, ndërsa ekipet e emergjencës vazhdojnë kontrollet në terren.

Guvernatori i Malatyas, Seddar Yavuz, njoftoi se mësimi është pezulluar për 1 ditë në gjithë provincën për arsye sigurie.

Tërmeti, i cili ndodhi në orën 09:00, u regjistrua në një thellësi prej 7.03 km.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota