Izraeli vazhdon me operacione në Liban
Luan Qorraj / RTK
Forcat Izraelite kanë vazhduar të sulmojnë caqet e Hezbollahut në pjesë të ndryshme të Libanit.
Sipas njoftimeve, aviacioni izraelit ka kryer disa valë të sulmeve kudër infrastrukturës së Hezbollahut në disa pjesë të Libanit, përfshirë shënjestrimin e depove të fshehura të armatimit si dhe vendeve ku prodhohen raketat dhe fluturaket pa pilot të cilat po i përdorin militantët.
Njëkohësisht raportohet edhe se forcat Izraelite vazhduan me operacione tokësore në Libanin Jugor, pjesën e vendit ku, Tel Avivi dështon të krijon një korridor sigurie të gjerë së paku 30 kilometra, nga kufiri Izraelit deri në lumin Lituani.
Hezbollahu ka akuzuar Izraelin se është duke planifikuar të anekson atë pjesë të Libanit por Tel Avivi thotë se operacionet kanë të bëjnë me sigurinë e vendit dhe parandalimin e Hezbollahut të sulmon territorin izraelit nga ajo pjesë e Libanit.
Edhe pse qeveritë Izraelite dhe Libaneze kanë arritur marrëveshje për armëpushim, ajo nuk duket të ketë pasur ndikim në Hezbollahu i cili vazhdon të refuzon çfarëdo marrëveshje me Izraelin apo të pranon të çarmatoset .























