Të paktën 90 të vdekur nga shpërthimi në një minierë qymyri në Kinë
BKT
Rajoni dhe Bota

Të paktën 90 të vdekur nga shpërthimi në një minierë qymyri në Kinë

RTKlive

Një shpërthim i fuqishëm në një minierë qymyri në provincën Shanxi të Kinës ka shkaktuar vdekjen e të paktën 90 personave, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar. Aksidenti ndodhi të premten në mbrëmje dhe konsiderohet një nga fatkeqësitë më të rënda minerare në vend në vitet e fundit.

Në momentin e shpërthimit, në minierë ndodheshin 247 punëtorë. Mbi 100 prej tyre u shpëtuan, ndërsa ekipet e emergjencës vazhdojnë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit. Sipas autoriteteve, 27 persona po trajtohen në spital, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka urdhëruar mobilizimin e të gjitha kapaciteteve për ndihmën ndaj të lënduarve dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Hetimet paraprake tregojnë se në minierë mund të ketë pasur nivele të larta të monoksidit të karbonit.

Kjo tragjedi ka rikthyer vëmendjen te siguria në minierat e qymyrit në Kina, ku aksidente të tilla vazhdojnë të paraqesin rrezik për jetën e punëtorëve.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota