Sulm masiv në Kiev, goditet edhe kompleksi ku banon ambasadori shqiptar
Luan Qorraj / RTK
Forcat Ruse kanë kryer njërin prej sulmeve më të mëdha, që nga fillimi i luftës, drejtë kryeqytetit Ukrainas Kiev duke lansuar qindra fluturake pa pilot si dhe dhjetëra raketa balistike, në mesin e të cilave edhe raketat hipersonike Oreshnik, drejtë caqeve të ndryshme në Kiev.
Edhe pse mbrojtja ajrore e Ukrainës ndaloi më shumë se 93% të fluturakeve pa pilot dhe raketave balistike, disa tejkaluan mbrojtjet duke goditur caqe të ndryshme, së tepërmi civile, në pjesët e ndryshme të Kievit. Sipas njoftimeve, deri me tani janë konfirmuar 4 të vrarë dhe më shumë se 80 të plagosur si pasojë e goditjeve në lagjet civile.
Është bërë e ditur se, mes tjerash se është goditur edhe kompleksi rezidencial ku banon ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë Ermal FIlo. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar ashpër. Sipas tij, sulmi ka vënë në rrezik serioz jetën e ambasadorit shqiptar.
Pas këtij incidenti, ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri.
Besohet se sulmi masiv ndaj caqeve në kryeqytetin ukrainas erdhi si hakmarrje ruse ndaj sulmeve ukrainase në Moskë të para ca dite.
Ndërkohë, sulmet jo-diskriminuese të Rusisë u dënuan nga një pjesë e madhe e udhëheqësve perëndimor, përfshirë presidentin francez Emanuel Macron dhe kancelarin gjerman Fridrih Mertz.























