14:29 / 25.05.2026
Foda publikon listën për miqësoret me Çekinë dhe Andorrën
Sh.G|RTKlive
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy miqësoret kundër Çekisë, më 31 maj dhe Andorrës, më 7 qershor.
Në listë mungojnë disa prej titullarëve dardanë, teksa këtë herë hapësirë iu është dhënë disa emrave të rinj, si dhe disa prej futbollistëve që nuk kanë qenë që një kohë pjesë e kombëtares.
























