Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret samitin e G7
BKT
Foto arkiv
Rajoni dhe Bota

Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret samitin e G7

A.B|RTKLive

Zvicra do të dislokojë rreth 4,000 trupa brenda territorit të saj për të forcuar sigurinë, ndërsa liderët botërorë mblidhen për samitin e G7-së në Francën fqinje në mes të muajit qershor, njoftoi të enjten ushtria zvicerane.

Samiti do të mbahet nga 15 deri më 17 qershor në qytetin francez Evian-les-Bains, në brigjet e Liqenit të Gjenevës, dhe do të mbledhë liderët e ekonomive më të mëdha të botës, përfshirë presidentin e SHBA-së, Donald Trump, si dhe delegacione të tjera të nivelit të lartë, raporton Reuters.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota