Infantino fton Ademin në hapjen, gjysmëfinalet dhe finalen e Botërorit 2026
BKT
Sport

Infantino fton Ademin në hapjen, gjysmëfinalet dhe finalen e Botërorit 2026

Sh.Çoçaj/RTKlive

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka udhëtuar drejt Mexico City, një destinacion me rëndësi të veçantë për futbollin kosovar, pasi pikërisht aty, dhjetë vjet më parë, Kosova u pranua si anëtare me të drejta të plota në FIFA gjatë kongresit të organizatës botërore të futbollit.

Me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, kreu i FFK-së do të marrë pjesë në ceremoninë dhe ndeshjen hapëse të FIFA World Cup 2026, ku do të përballen përfaqësueset e Mexico dhe South Africa. Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë drejtues të federatave kombëtare nga mbarë bota.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Ademi do të jetë pjesë edhe e Samitit të FIFA-s që organizohet në Miami, ku do të diskutohen tema të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e futbollit global. Ai gjithashtu do të ndjekë nga afër disa nga ndeshjet e fazës së grupeve të Kampionatit Botëror.

Pas përfundimit të aktiviteteve të para, presidenti i FFK-së do të rikthehet në Kosovë. Megjithatë, me një ftesë të veçantë nga Infantino, ai do të udhëtojë sërish për të qenë i pranishëm në ndeshjet gjysmëfinale dhe në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026.

Sipas njoftimit, pjesëmarrja e Ademit në aktivitetet kryesore të FIFA-s vjen në një vit të rëndësishëm për futbollin kosovar, duke përkuar me 10-vjetorin e pranimit të Kosovës në FIFA.