19:30 / 16.06.2026
Dukaj: Projektligji për qeverisjen lokale paraqet hap të rëndësishëm
RTCG
Projektligji i ri për qeverisjen lokale paraqet hap të rëndësishëm në procesin e decentralizimit dhe modernizimit të administratës vendore, vlerësoi ministri në qeverinë e Malit të Zi, Marash Dukaj.
Ai tha se ligji i ri është hartuar në dialog të gjerë me komunat, ekspertët, sektorin civil dhe partnerët ndërkombëtarë, me synimin që pushteti lokal të bëhet më i fortë, më i përgjegjshëm dhe më pranë qytetarëve.
Sipas tij, teksti i ligjit është rezultat i procesit të gjerë harmonizimi ndërmjet ministrive përkatëse, duke pasur parasysh se sistemi i qeverisjes lokale përfshin pothuajse të gjitha segmentet e jetës shoqërore dhe ekonomike.
Dukaj theksoi se decentralizimi nuk nënkupton vetëm më shumë kompetenca, por edhe më shumë përgjegjësi.























