Liderët e BE-së për Zelenskyn: Epërsia po anon në favor të Ukrainës
BKT
Rajoni dhe Bota

Liderët e BE-së për Zelenskyn: Epërsia po anon në favor të Ukrainës

G.K/RTKlive

Dita e dytë e samitit të G7 në Evian të Francës u fokusua në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, situatën në Lindjen e Mesme dhe partneritetet ndërkombëtare.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, i thanë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se Ukraina po fiton terren në përballjen me Rusinë.

“Epërsia po anon në favor të Ukrainës”, deklaruan von der Leyen dhe Costa pas përfundimit të takimeve, njofton Euro News.

Më herët gjatë së martës, presidenti amerikan Donald Trump, politikat e të cilit ndaj Ukrainës shpesh kanë shkaktuar pakënaqësi te aleatët perëndimorë, tha se administrata e tij së shpejti mund të rivendosë sanksionet ndaj Rusisë, pasi ato ishin lehtësuar për shkak të mbylljes së Ngushticës së Hormuzit.

“Do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë sepse tani nafta po qarkullon sërish”, tha Trump në përgjigje të një pyetjeje të gazetarëve.

“I hoqëm sanksionet sepse, natyrisht, nuk donim të pengonim qarkullimin e naftës. Tani jemi në pozitë që t’i rikthejmë ato së shpejti”, shtoi ai.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota