Trump: Evropa nuk ishte pranë SHBA-së gjatë konfliktit me Iranin
BKT
Rajoni dhe Bota

Trump: Evropa nuk ishte pranë SHBA-së gjatë konfliktit me Iranin

Sh.G|RTKlive

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër vendet evropiane, duke thënë se ato nuk kanë qenë të përfshira apo mbështetëse në mënyrë të mjaftueshme gjatë konfliktit me Iranin.

Trump ka shprehur pakënaqësi me qëndrimin e disa aleatëve evropianë, të cilët, sipas tij, kanë refuzuar të marrin pjesë në operacionet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në kuadër të krizës me Iranin.

Ai ka theksuar se mungesa e angazhimit evropian ka krijuar tensione në marrëdhëniet transatlantike, në një periudhë kur situata në Lindjen e Mesme mbetet e ndërlikuar.

“U kërkuam të vinin dhe nuk ishin aty për ne”, tha Trump duke veçuar Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Italinë.

Deklaratat e Trump vijnë në një kohë kur disa vende evropiane kanë shprehur rezerva për përfshirjen e drejtpërdrejtë në konflikt dhe kanë kërkuar zgjidhje diplomatike përmes negociatave.

Marrëdhëniet SHBA–Evropë janë bërë më të tensionuara si pasojë e dallimeve në qasjen ndaj krizës me Iranin, ku Uashingtoni ka mbajtur një qëndrim më të ashpër, ndërsa disa kryeqytete evropiane kanë kërkuar de-eskalim të situatës.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota