Mot ekstrem në Francë
BKT
Rajoni dhe Bota

Mot ekstrem në Francë

Luan Qorraj / RTK

Zyra meteorologjike e Francës ka njoftuar se dita e marte ka qenë dita më e ngrohtë e regjistruar në Francë që nga fillimi i matjeve- rajoni më i ngrohtë ka qenë Landes, ku u mat temperatura prej 44.3 gradë celsius ndërsa temperatura mesatare e 24 orëve në tërë vendin ka qenë 29.8 gradë- duke shënuar kështu mesataren më të lartë që nga fundi i shekullit të 19.

Temperaturat ekstreme kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme , ku një pjesë e madhe e vendit përsëri shënoi temperatura prej 40 gradë celsius përderisa zyrtarët kanë njoftuar se, përkundër paralajmërimeve dhe apeleve të autoriteteve për kujdes, gjatë 24 orëve të kaluara janë raportuar së paku 12 vdekje të reja të shkaktuara nga nxehtësia ekstreme.

Gjithashtu është bërë e ditur se më shumë se 68 mijë familje në Bitonjë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të ngarkesës ndërsa në disa pjesë të vendit kanë shpërthyer zjarre në natyrë- më i madhe prej të cilëve u raportua në rajonin Maine-et-Loire , ku qindra zjarrfikës po e luftojnë një zjarr masiv i cili rrezikon të përhapet në rajone tjera.

Hekurudhat Franceze kanë pezulluar një numër të linjave pasi që temperaturat ekstreme kanë ndikuar në hekurudha përderisa shumë rajone kanë shpallë gjendje emergjente.

Përveç Francës, kjo valë e motit ekstrem të ngrohtë ka kapluar edhe vendet tjera evropiane, ku gjithashtu është shpallë gjendje emergjente.

Meteorologët kanë thënë se besojnë që temperaturat në Evropën qendrore do të fillojnë të bien gjatë së enjtes përderisa vala e nxehtësisë do të lëvizë drejtë Evropës lindore duke goditur vendet si Polonia, Hungaria dhe Kroacia të cilat tanimë kanë publikuar paralajmërime për qytetarët dhe kanë vendosë shërbimet emergjente në gatishmëri.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota