SHBA-ja dhe Irani akuzojnë njëri-tjetrin për shkeljen e armëpushimit
A.B/RTKLive
SHBA dhe Irani shkëmbyen sulme, akuzuan njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit.
SHBA ka kryer sulme të reja ndaj disa objektivave ushtarake në Iran, pas një sulmi me dron ndaj një anijeje me flamur të Panamasë në Ngushticën e Hormuzit të shtunën. US Central Command (Centcom) tha se ka goditur disa objektiva në Iran në përgjigje të “agresionit të vazhdueshëm” ndaj transportit tregtar detar.
Në kundërpërgjigje, Garda Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) tha se ka lëshuar raketa dhe dronë ndaj infrastrukturës amerikane në Kuvajt dhe Bahrein.
Pas shkëmbimit të zjarrit, të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit. Centcom tha se Irani nuk e respektoi marrëveshjen pasi një dron goditi cisternën MT Kiku, ndërsa SHBA u kundërpërgjigj me sulme ndaj 10 objektivave ushtarake iraniane, përfshirë pajisje ushtarake, sisteme komunikimi, mbrojtje ajrore dhe depo dronësh. IRGC, nga ana tjetër, tha se ka goditur disa baza amerikane në rajon, duke pretenduar shkatërrime të objektivave, raporton BBC.























