Pakistani kryen operacione tokësore dhe sulme ajrore gjatë kufirit me afgan
BKT
Rajoni dhe Bota

Pakistani kryen operacione tokësore dhe sulme ajrore gjatë kufirit me afgan

Luan Qorraj / RTK

Forcat pakistaneze kanë kryer një seri të operacioneve tokësore dhe sulmeve ajrore përgjatë kufirit me Afganistanin duke goditur caqe për të cilat Islamabadi thotë se i takonin talebanëve pakistanez, të cilët kanë lidhje të drejtpërdrejta me talebanët Afghan.

Sipas Pakistanit sulmet erdhën si kundër-përgjigje ndaj sulmit të djeshëm në Karachi gjatë së cilit një grup talebanësh vrau 3 pjesëtar të forcave të rendit.

 Por ministria e brendshme afgane ka thënë se sulmet ishin drejtuar kundër caqeve civile dhe se gjatë operacioneve janë vrarë së paku 36 civil afgan. Autoritet në Kabul i kanë dorëzuar ambasadorit pakistanez një letër proteste por Islamabadi zyrtar ka thënë se do të intensifikon operacionet në rast që sulmet nuk ndalojnë.

 Gjatë viteve të fundit autoritetet pakistaneze po ballafaqohen me çdo herë më shumë sulme të organizuara nga talebanët pakistanez nga grupet aleate me ta.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota