SHBA shënon 250-vjetorin e pavarësisë me ceremoni në mbarë vendin
Bardhyl Bajrami / RTK
Shtetet e Bashkuara shënuan 250-vjetorin e pavarësisë me aktivitete ceremoniale në mbarë vendin.
Një ekip parashutistësh i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara fluturoi të premten mbi Uashington, duke mbajtur një flamur gjigant amerikan si pjesë e aktiviteteve për shënimin e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.
Një ekip parashutistësh i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara fluturoi të premten mbi Uashington, duke mbajtur një flamur gjigant amerikan si pjesë e aktiviteteve për shënimin e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së. Përvjetori po shënohet në të gjithë vendin me një sërë ngjarjesh publike, ekspozitash dhe ceremonish që kanë nisur në fillim të muajit korrik.
Ndërkohë, në Lituani u zhvillua një ceremoni simbolike në nder të këtij përvjetori. Në Kullën e Televizionit në Vilnius u ngrit flamuri më i madh i huaj i vendosur ndonjëherë në këtë objekt, një flamur amerikan me sipërfaqe 540 metra katrorë dhe peshë 70 kilogramë.
Udhëheqësit lituanezë deklaruan se ky veprim shpreh krenarinë e vendit për partneritetin me Shtetet e Bashkuara dhe shpresën që Uashingtoni do të vazhdojë të mbetet i përkushtuar ndaj mbrojtjes së krahut lindor të NATO-s. Projekti u realizua nga Ministria e Punëve të Jashtme e Lituanisë, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Lituani dhe Ambasada e SHBA-së.























