SHBA-ja nis sulme ndaj Iranit
BKT
Foto arkiv
Rajoni dhe Bota

SHBA-ja nis sulme ndaj Iranit

G.K/RTKlive

Shtetet e Bashkuara kanë nisur sulme ndaj Iranit si kundërpërgjigje ndaj një serie sulmesh ndaj anijeve tregtare që po kalonin në Ngushticën e Hormuzit, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM).

Në një deklaratë të publikuar në platformën X, CENTCOM tha:

"Forcat e Komandës Qendrore të SHBA-së kanë filluar një seri sulmesh të fuqishme kundër Iranit për t'i imponuar kosto të larta për shënjestrimin dhe sulmin ndaj anijeve tregtare me ekuipazhe civilë të pafajshëm në një rrugë ujore ndërkombëtare. Sulmet amerikane janë përgjigje ndaj sulmeve iraniane ndaj tre anijeve tregtare që po kalonin në Ngushticën e Hormuzit. Agresioni i treguar nga Irani ishte i pajustifikuar, i rrezikshëm dhe një shkelje e qartë e armëpushimit."

Pak pas njoftimit për sulmet, mediat shtetërore iraniane raportuan se janë dëgjuar shpërthime në jug të Iranit.

Sipas Press TV, shpërthime janë regjistruar në qytetet portuale Bandar Abbas dhe Sirik, si dhe në ishullin Qeshm.

Ndërkohë, SHBA-ja njoftoi edhe rivendosjen e sanksioneve ndaj shitjeve të naftës iraniane si kundërpërgjigje ndaj sulmeve mbi anijet tregtare pranë Ngushticës së Hormuzit.

Sipas një zyrtari amerikan, Irani qëlloi ndaj tre anijeve tregtare në ujërat territoriale të Omanit pranë Ngushticës së Hormuzit, veprim që u cilësua si një "shkelje e rëndë" e memorandumit të mirëkuptimit me Iranin.

Pas njoftimit për rivendosjen e sanksioneve, çmimi i naftës Brent u rrit me më shumë se 5 për qind gjatë së martës. / Burimi: CNN


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota