Mbi 40 raketa dhe 150 dronë në sulmin masiv ndaj Ukrainës
Luan Qorraj / RTK
Forcat Ruse kanë kryer sulmin më të madh me raketa balistike dhe fluturake pa pilot kundër kryeqytetit ukrainas Kiev, i cili besohet të jetë sulmi më i madh i llojit të vet që nga fillimi i luftës .
Sipas raporteve, Rusia sulmoi Kievin me më shumë se 40 raketa balistike dhe së paku 150 fluturake pa pilot. Edhe pse mbrojtjet ajrore të Ukrainës ndaluan shumicën dërrmuese të tyre, disa raketa balistike arritën të godasin caqet duke vrarë një dhe duke plagosur së paku 14 persona .
Njëkohësisht është raportuar se përveç Kievit, gjatë kësaj vale u goditën edhe qytete tjera ukrainase ku, gjithashtu, përqendrimi i sulmeve ishte drejtë objekteve të banimit civil. Zyrtarët ukrainas kanë thënë se sulmet e tilla ndaj objekteve civile janë terrorizëm përderisa analistët dhe ekspertët ushtarak kanë paralajmëruar se Rusia do të vazhdon me sulme ndaj objekteve civile pasi që nuk po arrijnë të godasin objekte të rëndësishme ushtarake në Ukrainë.
Besohet se sulmi masiv ndaj objekteve civile në Ukrainë erdhi si kundërpërgjigje ndaj goditjeve ukrainase ndaj dy qendrave të mëdha logjistike në Rusi, njëra prej të cilave gjendej rreth 30 kilometra nga qendra e Moskës.























