17:52 / 21.07.2026
Dominguez: Po punojmë që Kupa e Botës 2030 të zhvillohet me 64 kombëtare
A.B/RTKLive
Presidenti i CONMEBOL-it, Alejandro Dominguez, ka deklaruar se po punojnë që Kupa e Botës 2030 të zhvillohet me 64 kombëtare, në shenjë nderimi për 100-vjetorin e Kampionatit Botëror.
"Futbolli ndërkombëtar rritet kur hapet ndaj gjithë botës. Zgjerimi në 48 kombëtare dëshmoi se pjesëmarrja më e madhe krijon më shumë mundësi, nxit zhvillimin e futbollit dhe e shndërron Kupën e Botës në një festë të vërtetë globale. 100-vjetori na ofron një mundësi historike për të ëndërruar më shumë. Le të jetë Kupa e Botës festa më e madhe që futbolli ka njohur ndonjëherë", ka shkruar ai në "X".























