18:24 / 21.07.2026
Trump thotë se çdo objekt bërthamor i Iranit është shënjestër
A.B/RTKLive
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u zotua të martën se Shtetet e Bashkuara do të godasin "çdo vend" ku Irani po mendon të zhvillojë kapacitetet e tij bërthamore.
Trump i bëri këto deklarata në Shtëpinë e Bardhë, pasi përsëriti qëndrimin e tij se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore.
Trump tha se "çdo vend ku ata madje po mendojnë për zhvillimin bërthamor, ne do ta godasim shumë, shumë fuqishëm."
"Askush nuk e di, përveç iranianëve, dëmin që u kemi shkaktuar. Ne u kemi shkaktuar dëme nga të cilat do t'u duhen 20 deri në 25 vjet për t'u rikuperuar. Prandaj, edhe nëse do të largoheshim nesër, do të ishte një sukses i madh. Por ne nuk do të largohemi nesër," shtoi Trump, raporton FoxNews.























