Burnham zhvillon mbledhjen e parë të kabinetit si kryeministër
BKT
Rajoni dhe Bota

Burnham zhvillon mbledhjen e parë të kabinetit si kryeministër

Bardhyl Bajrami / RTK

Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ka zhvilluar mbledhjen e parë të kabinetit të tij në Downing Street, duke u bërë thirrje ministrave të përqendrohen në uljen e kostos së jetesës, disiplinën fiskale dhe zbatimin e reformave të premtuara.

Ministrat e rinj të qeverisë britanike u mblodhën për herë të parë në Downing Street nën drejtimin e kryeministrit Andy Burnham. Në hapje të mbledhjes, Burnham përgëzoi anëtarët e kabinetit dhe theksoi se prioriteti i qeverisë do të jetë përballimi i kostos së jetesës, duke u kërkuar ministrave të jenë të gatshëm të marrin edhe vendime të vështira.

Burnham prezantoi edhe masën e parë ekonomike, duke njoftuar heqjen e TVSH-së për faturat e energjisë elektrike për familjet nga muaji tetor, me synimin për të ulur shpenzimet e qytetarëve.

Ndërkohë, ministri i Financave John Healey riafirmoi angazhimin për disiplinë fiskale, nxitjen e rritjes ekonomike dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Në fushën e sigurisë, ministri i Mbrojtjes Wes Streeting dënoi stërvitjen ushtarake me zjarr të vërtetë të një anijeje luftarake ruse pranë brigjeve britanike, duke e cilësuar atë si të papërgjegjshme.

Qeveria e re konfirmoi gjithashtu se do të vazhdojë mbështetjen e plotë për Ukrainën, ndërsa Kremlini deklaroi se nuk pret përmirësim të marrëdhënieve me Londrën pas ndryshimit të qeverisë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota