Ballkani eliminohet pas penalltive
BKT
Sport

Ballkani eliminohet pas penalltive

F.B/RTKLive

(E përditësuar, 22:47)-Pas Dukagjinit, edhe Ballkani i ka dhënë fund aventurës evropiane.

Suharekasit janë mundur në ‘Fadil Vokrri’ nga Bohemians, me rezultat 4-5, pas penalltive pasi koha e rregullt dhe loja në shtesë u mbyll me fitoren e skuadrës sonë (3-2).

Meqenëse sfida e parë në Irlandë kishte përfunduar 2-1 në favor të Bohemians, rezultati i përgjithshëm pas kohës së rregullt dhe lojës në vazhdim ishte 4-4, kështu që skuadra fitues u vendos nga penalltitë.

Ballkani e nisi ndeshjen në mënyrë ideale dhe kaloi në epërsi në minutën e 10-të me golin e Serebes, duke rikthyer shpresat për përmbysjen e disavantazhit nga takimi i parë.

Megjithatë, irlandezët reaguan shpejt. James-Taylor shënoi në minutën e 20-të për ta barazuar rezultatin në 1-1, me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë, Ballkani rriti ritmin dhe u shpërblye me dy gola të shpejtë. Giovanni realizoi në minutën e 51-të për 2-1, ndërsa vetëm shtatë minuta më vonë Domgjoni shënoi golin e tretë, duke i dhënë skuadrës së tij epërsinë 3-1.

Kur dukej se Ballkani po shkonte drejt kualifikimit, Bohemians riktheu emocionet në fund të takimit. Hickey realizoi në minutën e 88-të për 3-2, rezultat që barazoi shifrat e përgjithshme dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdime.

Në vazhdime më nuk kishte gola, kështu që nga pika e bardhë me e suksesshme doli të jetë ekipi irlandez duke triumfuar me rezultat 5-4 dhe duke siguruar kualifikimin në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

Ballkani-Bohemians, shkon në vazhdime

(E përditësuar, 21:55)-Ballkani dhe Bohemians do ta kërkojnë kualifikimin në vazhdime, pasi ndeshja e kthimit e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës u mbyll me fitoren 3-2 të skuadrës kosovare pas 90 minutave.

Meqenëse sfida e parë në Irlandë kishte përfunduar 2-1 në favor të Bohemians, rezultati i përgjithshëm pas kohës së rregullt është 4-4, duke bërë që fituesi të përcaktohet në 30 minutat shtesë.

Ballkani e nisi ndeshjen në mënyrë ideale dhe kaloi në epërsi në minutën e 10-të me golin e Serebes, duke rikthyer shpresat për përmbysjen e disavantazhit nga takimi i parë.

Megjithatë, irlandezët reaguan shpejt. James-Taylor shënoi në minutën e 20-të për ta barazuar rezultatin në 1-1, me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë, Ballkani rriti ritmin dhe u shpërblye me dy gola të shpejtë. Giovanni realizoi në minutën e 51-të për 2-1, ndërsa vetëm shtatë minuta më vonë Domgjoni shënoi golin e tretë, duke i dhënë skuadrës së tij epërsinë 3-1.

Kur dukej se Ballkani po shkonte drejt kualifikimit, Bohemians riktheu emocionet në fund të takimit. Hickey realizoi në minutën e 88-të për 3-2, rezultat që barazoi shifrat e përgjithshme dhe e dërgoi ndeshjen në vazhdime.

Në rast se nuk ka fitues as pas 30 minutave shtesë, skuadra që do të sigurojë kualifikimin në raundin e tretë të Ligës së Konferencës do të përcaktohet përmes goditjeve nga pika e bardhë.

Ballkani dhe Bohemians, kështu mbyllet pjesa e parë

Ballkani dhe Bohemians e kanë mbyllur me rezultat të barabartë pjesën e parë të ndeshjes kthyese të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Sfida që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” ka përfunduar 1-1 pas 45 minutave lojë, duke lënë gjithçka të hapur për kualifikimin në raundin tjetër, duel që po transmetohet në RTK.

Skuadra nga Suhareka e nisi në mënyrën më të mirë takimin dhe arriti të kalojë në epërsi në minutën e 10-të. Serebe shënoi për Ballkanin, duke ndezur shpresat e tifozëve vendas për përmbysjen e rezultatit nga ndeshja e parë.

Megjithatë, Bohemians reagoi shpejt dhe vetëm dhjetë minuta më vonë gjeti golin e barazimit. James-Taylor realizoi për 1-1, duke rikthyer ekuilibrin në “Fadil Vokrri”.

Ballkani vazhdoi të kërkonte golin e avantazhit dhe krijoi disa përpjekje përpara portës kundërshtare, por pa arritur të ndryshojë rezultatin deri në pushim.

Kujtojmë se ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave, e zhvilluar një javë më parë në Irlandë, përfundoi me fitoren e Bohemians me rezultat 2-1.