Rashica protagonist në fitoren e Besiktasit në Europa League
F.B/RTKLive
Milot Rashica është rikthyer te goli pas një periudhe të gjatë pa gjetur rrjetën, duke qenë protagonist për Besiktasin në përballjen ndaj Midtjyllandit në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës realizoi golin e epërsisë për skuadrën turke, pas një aksioni të bukur dhe një përfundimi të saktë përballë portierit kundërshtar.
Ky gol erdhi në një moment të rëndësishëm për Rashicën, i cili në javët e fundit ishte përballur me spekulime rreth një largimi të mundshëm nga Besiktasi.
Paraqitja dhe realizimi ndaj Midtjyllandit pritet të qetësojnë situatën rreth të ardhmes së tij, ndërsa Rashica synon të vazhdojë të jetë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës nga Stambolli.
Futbollisti kosovar është një nga emrat më të rëndësishëm të Besiktasit dhe rikthimi te goli vjen si një shtysë e madhe për të në vazhdim të sezonit.























