Barcola drejt Liverpoolit, PSG ul çmimin
F.B/RTKLive
Liverpooli vazhdon ta ketë Bradley Barcolan si objektivin kryesor të afatit kalimtar të kësja verë, ndërsa raportimet e fundit sugjerojnë se vlera reale e transferimit të sulmuesit francez është dukshëm më e ulët sesa shifrat që kanë qarkulluar deri më tani.
Sipas ekspertit të transferimeve David Lynch, vlerësimi prej 170 milionë eurosh (rreth 145 milionë funte), i përmendur në media për anësorin e Paris Saint-Germain, nuk përfaqëson çmimin real të kërkuar nga kampionët e Francës, por është pjesë e strategjisë së negociatave.
Raportohet se PSG është e gatshme të negociojë për një paketë financiare që mund të variojë mes 80 dhe 100 milionë funteve, shumë që konsiderohet më reale për një marrëveshje të mundshme gjatë kësaj vere.
Liverpooli është në kërkim të një sulmuesi krahu pas largimit të Mohamed Salah në fund të sezonit, ndërsa trajneri Andoni Iraola e sheh Barcolan si përforcimin ideal për repartin ofensiv.
Siç raportohet, vetë futbollisti është i interesuar për transferimin në "Anfield", ndërsa mediumi francez “L'Équipe” ka bërë të ditur se ai ka arritur marrëveshje për kushtet personale me klubin anglez.
Nëse transferimi finalizohet, Barcola do t'u bashkohej afrimeve të reja të Liverpoolit gjatë kësaj vere, ku bëjnë pjesë edhe Víctor Munoz, i ardhur nga Osasuna, si dhe Jeremy Jacquet, i transferuar nga Rennes pas marrëveshjes së arritur që në afatin kalimtar të janarit.
Tashmë mbetet që Liverpooli dhe Paris Saint-Germain të gjejnë gjuhën e përbashkët për shumën e transferimit, me negociatat që pritet të zhvillohen rreth vlerës prej 80 deri në 100 milionë funte.























