Alonso i del në mbështetje Mudryk: Ka kaluar një periudhë të rëndë
BKT
Sport

Alonso i del në mbështetje Mudryk: Ka kaluar një periudhë të rëndë

F.B/RTKLive

Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso, ka folur për rikthimin e Mykhailo Mudryk pas heqjes së pezullimit për doping, duke pranuar se sulmuesi ukrainas ka kaluar një periudhë jashtëzakonisht të vështirë.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) pjesërisht pranoi ankesën e Mudryk ndaj dënimit katërvjeçar, duke i hapur rrugën lojtarit për t'u rikthyer menjëherë në aktivitet.

Mudryk nuk ka zhvilluar një ndeshje zyrtare prej afro dy vitesh dhe tashmë do t'i duhet kohë për të rikthyer formën fizike dhe ritmin e garave me skuadrën e Chelseat.

Alonso theksoi se klubi do ta ndihmojë 25-vjeçarin në këtë proces, duke pranuar se periudha jashtë fushave ka qenë shumë e rëndë për të.

"Është ende herët të flasim për gjendjen e tij fizike dhe për kohën që i duhet për t'u rikthyer në ritmin e ndeshjeve. Por jemi të lumtur për të, sidomos për atë që ka kaluar gjatë kësaj kohe", u shpreh Alonso.

Trajneri spanjoll shtoi se Mudryk ka punuar çdo ditë individualisht, por mungesa e futbollit dhe e kontaktit me skuadrën duhet të ketë qenë shumë e vështirë për të.

"Ai donte të luante futboll dhe të ishte pjesë e një ekipi, por nuk ishte i lejuar ta bënte këtë për një kohë të gjatë. Duhet ta kuptojmë këtë dhe ta ndihmojmë të ndihet pjesë e grupit", shtoi Alonso.

Mudryk iu bashkua Chelseat nga Shakhtar Donetsk në vitin 2023 për rreth 62 milionë funte, por deri tani nuk ka arritur të justifikojë pritshmëritë e mëdha.

Me sezonin e ri që po afron, ukrainasi do të ketë një mundësi të fundit për të dëshmuar vlerën e tij në "Stamford Bridge".