Dy të vdekur pas përplasjes së helikopterëve zjarrfikës në Greqi
A.B/RTKLive
Dy pjesëtarë të ekuipazhit kanë humbur jetën pasi dy helikopterë zjarrfikës u përplasën në Greqi.
Një pilot britanik dhe një pjesëtar grek i ekuipazhit i mbijetuan aksidentit dhe janë dërguar në spital për trajtim.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka shprehur ngushëllime dhe “dhimbjen e tij më të thellë” pas incidentit.
Dy personat që humbën jetën ishin një pilot danez dhe një oficer ndërlidhës i shërbimit grek të zjarrfikësve.
Përplasja ndodhi në Psatha, një zonë bregdetare në perëndim të Athinës, të dielën.
Greqia është një nga disa vendet evropiane që po përballen me zjarre pyjore. Erërat e forta besohet se janë shkaku i përhapjes së shpejtë të zjarreve.
Më herët të dielën, Mitsotakis tha se vendi po përballet me kushte ekstreme të motit dhe paralajmëroi për ditë “jashtëzakonisht të vështira” përpara, raporton BBC.























