Lukaku afër largimit nga Napoli? Atlanta United kërkon sulmuesin belg
BKT
Sport

Lukaku afër largimit nga Napoli? Atlanta United kërkon sulmuesin belg

F.B/RTKLive

E ardhmja e Romelu Lukakut duket se do të jetë larg Evropës, pasi sulmuesi belg po lidhet me një transferim të mundshëm në Major League Soccer.

Sipas gazetarit belg Sacha Tavolieri, 32-vjeçari po shqyrton mundësinë për ta mbyllur para kohe qëndrimin te Napoli dhe për të kaluar në kampionatin amerikan.

Interesimi më konkret vjen nga Atlanta United, e cila e sheh Lukakun si përforcimin ideal për repartin ofensiv. Klubi nga MLS ka nisur kontaktet për të bindur sulmuesin dhe po punon për të gjetur një marrëveshje me Napolin.

Palët raportohet se po diskutojnë detajet financiare të operacionit, përfshirë edhe kushtet e kontratës personale të futbollistit.

Lukaku ka një karrierë të pasur në futbollin evropian, ku ka luajtur për klube të mëdha si Chelsea, Interi, Manchester United dhe Napoli. Megjithatë, një kalim në Shtetet e Bashkuara mund të jetë një kapitull i ri për sulmuesin belg.

Ende nuk ka një marrëveshje zyrtare, por mundësia që Lukaku të largohet nga Serie A dhe të transferohet në MLS po shihet gjithnjë e më serioze.