“Bero Kingdom” fiton turneun “Streetball Podujeva 3x3”
BKT
Sport

“Bero Kingdom” fiton turneun “Streetball Podujeva 3x3”

Sh.G|RTKlive

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për “Ditët e Diasporës”, në Podujevë është mbajtur turneu tradicional i basketbollit “Streetball Podujeva 3x3”, me pjesëmarrjen e 10 ekipeve nga qytete të ndryshme.

Sipas njoftimit të Komunës së Podujevës, turneu u zhvillua në një atmosferë sportive, me ndeshje konkurruese mes ekipeve pjesëmarrëse. Në aktivitet ishte e pranishme edhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Valbona Ibishi-Azemi, e cila përgëzoi organizatorët dhe ekipet për angazhimin dhe frymën sportive.

Në përfundim të turneut u ndanë medalje dhe shpërblime për ekipet më të mira. Vendin e parë e fitoi ekipi “Bero Kingdom”, i cili u shpërblye me 500 euro.

Turneu u organizua nga Riad Aliu dhe Arbrim Idrizi, me mbështetjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Podujevës.