21:21 / 03.08.2026
Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi t’çarmatoset Hamasi
A.B/RTKLive
Ky njoftim u përsërit pas një takimi midis Nikollaj Mladenovit, drejtorit të përgjithshëm të bordit, dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Sipas një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, objektivi kryesor i Bordit të Paqes është të sigurojë “çarmatimin e plotë të armëve në Shirit dhe kalimin nga sundimi me armë në qeverisje civile”.
Zbatimi i qeverisjes civile “do të mbikëqyret nga Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit dhe nga Komisioni i Verifikimit të Zbatimit, në të cilin marrin pjesë si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Bordi i Paqes”, thuhet më tej në deklaratë.























