30 milionë euro për yllin kosovar, Fisnik Asllani drejt RB Leipzigut
BKT
Sport

30 milionë euro për yllin kosovar, Fisnik Asllani drejt RB Leipzigut

Sh.Ç/RTKlive

Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani është shumë pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij. Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, RB Leipzig ka arritur marrëveshjen për transferimin e reprezentuesit të Kosovës nga Hoffenheimi për një shumë rreth 30 milionë euro.

Romano ka bërë të ditur se klubi gjerman e ka mbyllur marrëveshjen për Asllanin përpara realizimit të një shitjeje të madhe, ku Leipzig pritet të transferojë Yan Diomanden te Real Madridi për rreth 140 milionë euro.

“RB Leipzig ka finalizuar marrëveshjen për Fisnik Asllanin nga Hoffenheimi. Operacioni është mbyllur para largimit të Yan Diomandes drejt Real Madridit”, ka raportuar Romano.Ndërkohë, gazetari gjerman Guido Schafer ka zbuluar se Asllani do t’u nënshtrohet testeve mjekësore në Salzburg, përpara se t’i bashkohet skuadrës së re në përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

“Fisnik Asllani do të kryejë ekzaminimet mjekësore në Salzburg para se të bashkohet me kampin e RB Leipzigut”, ka shkruar Schafer.

Kalimi te Leipzigu shihet si një mundësi e madhe për sulmuesin kosovar, i cili ka impresionuar me paraqitjet e tij te Hoffenheimi dhe tashmë pritet të jetë pjesë e një projekti ambicioz në Bundesligë.