Ndahet nga jeta babai i Lionel Messit, Jorge Messi
BKT
Sport

Ndahet nga jeta babai i Lionel Messit, Jorge Messi

Sh.G|RTKlive

Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare Jorge Messi, babai i yllit argjentinas të futbollit, Lionel Messi.

Sipas raportimeve, Jorge Messi ka vdekur të premten në mbrëmje në një klinikë në Rosario të Argjentinës, pas një periudhe të gjatë me probleme shëndetësore.

Jorge Messi kishte një rol të rëndësishëm në karrierën e djalit të tij. Ai e menaxhoi Lionel Messin që nga hapat e parë të karrierës dhe luajti rol të rëndësishëm në vendimin për transferimin e tij në Spanjë.

Messi iu bashkua akademisë së Barcelonës, La Masia, në moshën 13-vjeçare, duke nisur rrugëtimin që do ta shndërronte më vonë në një prej futbollistëve më të suksesshëm në histori.

Për shumë vite, Jorge Messi ishte një nga njerëzit më të afërt të Lionel Messit dhe një prej këshilltarëve të tij kryesorë, veçanërisht gjatë momenteve të rëndësishme të karrierës së tij.

Lajmi për gjendjen shëndetësore të babait të tij ishte përmendur edhe gjatë një periudhe të vështirë për Messin, kur futbollisti kishte pranuar se po përballej me një situatë personale që nuk kishte të bënte me futbollin.