Ferran Torres drejt PSG-së, marrëveshja personale është arritur
BKT
Sport

Ferran Torres drejt PSG-së, marrëveshja personale është arritur

Sh.G|RTKlive

Ferran Torres ka arritur marrëveshje personale me Paris Saint-Germainin, raporton e përditshmja franceze “L’Équipe”.

Sipas raportimeve, sulmuesi spanjoll pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me kampionin francez.

Torres dhe menaxheri i tij thuhet se tashmë e kanë njoftuar Barcelonën për vendimin për t’u transferuar në Paris.

Hapi i fundit për realizimin e transferimit mbetet marrëveshja mes dy klubeve. Barcelona pritet të nisë negociatat me PSG-në, ndërsa klubi francez raportohet se është i gatshëm të ofrojë rreth 40 milionë euro për sulmuesin e krahut.

Torres iu bashkua Barcelonës në vitin 2022, kur u transferua nga Manchester City për 55 milionë euro.

26-vjeçari ka zhvilluar 140 paraqitje me fanellën e Barcelonës, duke shënuar 41 gola.

Torres ka qenë gjithashtu pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Spanjës, me të cilën realizoi golin e fitores në finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës.