11:18 / 10.08.2026
Franca përgatitet për një tjetër valë të të nxehtit
V. Th. / RTKLive
Franca po përgatitet për një tjetër valë të fortë të të nxehtit, e cila pritet të sjellë temperatura deri në 40 gradë Celsius në disa zona të vendit.
Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat do të rriten më tej gjatë ditëve në vijim, ndërsa autoritetet kanë aktivizuar alarm portokalli për të nxehtin në 22 departamente.
Kjo valë e re vjen pas një vere të shoqëruar nga episode të përsëritura të temperaturave ekstreme në Francë dhe pjesë të tjera të Evropës.























