Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, sulmohet një anije në Detin e Kuq
BKT
Rajoni dhe Bota

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, sulmohet një anije në Detin e Kuq

B.H./RTKlive

Tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta, veçanërisht rreth Ngushticës së Hormuzit dhe asaj të Bab el-Mandebit.

Sipas agjencisë britanike United Kingdom Maritime Trade Operations (UKMTO), një anije tregtare është goditur nga një predhë në Detin e Kuq, në afërsi të bregdetit jugor të Jemenit. Raportohet për disa viktima, ndërsa numri i saktë i tyre ende nuk është bërë i ditur.

Ndërkohë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se situata në Ngushticën e Hormuzit është “paksa e komplikuar” për shkak të pranisë së herëpashershme të minave.

Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara “kanë pastruar të gjithë ngushticën” dhe se “kanë kontroll ekskluziv” mbi të.

Presidenti amerikan ka deklaruar gjithashtu se SHBA-ja ka kapacitetet e nevojshme për të ndërmarrë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj udhëheqjes së Iranit.

Zhvillimet e fundit kanë ndikuar edhe në tregjet energjetike, me çmimet e naftës që kanë shënuar rritje, në kushtet e pasigurisë së shtuar rreth rrugëve kryesore detare të transportit të naftës.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota