Britania e Madhe mbron sekuestrimin e një naftëtankeri të flotës ruse
BKT
Rajoni dhe Bota

Britania e Madhe mbron sekuestrimin e një naftëtankeri të flotës ruse

A.B/RTKLive

Qeveria britanike ka mbrojtur sekuestrimin e një naftëtransportuesi rus të “flotës fantazmë” në Kanalin Anglez, pasi presidenti rus Vladimir Putin kërcënoi se do të “përgjigjet në të njëjtën mënyrë”.

Anija Smyrtos është ankoruar pranë Weymouth, pasi pjesëtarë të marinsave britanikë e ndaluan dhe hipën në bord në një operacion të paprecedentë, me synim pengimin e aktivitetit të një anijeje të sanksionuar, në qershor.

Kapiteni i anijes, Ajay Pant, është akuzuar për shkelje të sanksioneve ndaj Rusisë, pasi dyshohet se ka furnizuar ose transportuar, drejtpërdrejt apo tërthorazi, naftë ruse të ndaluar.

Putini, gjatë mbikëqyrjes së stërvitjeve të marinës ruse në Oqeanin Paqësor, kritikoi vendet perëndimore për “sekuestrimin e anijeve tona”, duke e cilësuar një veprim të tillë si “asgjë tjetër përveç piraterisë dhe banditizmit”.

Vendet perëndimore akuzojnë Rusinë se përdor një “flotë fantazmë” me qindra anije për t’iu shmangur sanksioneve ndërkombëtare ndaj eksporteve të saj të naftës.

Sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes, Rusia ka një flotë prej më shumë se 700 anijesh, të cilat transportojnë rreth 75% të naftës ruse të sanksionuar. Ministria e cilëson këtë naftë si një “burim jetik për Kremlinin” për financimin e luftës së Rusisë në Ukrainë, raporton BBC.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota