Suedia ul në 14 vjeç moshën e përgjegjësisë penale
G.K/RTKlive
Parlamenti i Suedisë ka votuar të enjten për uljen e moshës së përgjegjësisë penale nga 15 në 14 vjeç, tri ditë para zgjedhjeve të përgjithshme.
Sipas Euronews, qeveria kishte synuar që moshën në të cilën fëmijët mund të dërgoheshin në burg ta ulte në 13 vjeç, por e tërhoqi propozimin në qershor pasi nuk arriti të siguronte shumicën në parlament.
Për uljen e moshës në 14 vjeç votuan 281 ligjvënës, përfshirë edhe Socialdemokratët e opozitës, ndërsa 66 votuan kundër.
Euronews raporton se Suedia është përballur prej më shumë se një dekade me përplasje mes bandave, veçanërisht për kontrollin e tregut të drogës.
Parlamenti votoi gjithashtu për zvogëlimin e lehtësimit të dënimeve me burg për të rinjtë. Të rinjtë nën moshën 18 vjeç tani mund të dënohen deri në 18 vjet burg.
Ligji do të hyjë në fuqi më 10 shtator, tri ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në Suedi.
Sipas një sondazhi të Demoskop për gazetën Svenska Dagbladet, opozita e qendrës së majtë është përpara partive të krahut të djathtë. Sondazhi i jep partive qeverisëse dhe të djathtës ekstreme 47 për qind të votave, ndërsa partive opozitare 51 për qind.























