Zjarre masive përhapen në pjesën përendimore të Britanisë,digjen dhjetëra shtëpi
Luan Qorraj / RTK
Qindra zjarrfikës nga pjesë të ndryshme të Britainsë së Madhe po tentojnë të ndalojnë disa zjarre të mëdha që janë duke u përhapur nëpër pjesën përendimore të vendit duke shkatërruar prona.
Është bërë e ditur se deri me tani, janë lënduar 4 persona, tre zjarrfikës dhe një fëmijë përderisa dhjetëra shtëpi janë përfshirë nga zjarret në disa qytete të zonës.
Autoritetet kanë urdhëruar banorët më të rrëzikuar ndërsa qindra zjarrfikës nga pjesët e ndryshme të vendit po tentojnë të vënë zjarret nën kontroll por numri i madh i zjarreve individuale dhe shpejtësia me të cilën po përhapen po i ngadalson opoeracionet.
Zjarret vijnë pas një periudhe të gjatë të thatësirës dhe temperaturave të larta - zyra meteorologjike ka thënë se 13 gushti ka qenë dita më e ngrohtë e këtij viti dhe besohet se kjo mund të jetë arsyeja kryesore e shpërthimeve.
Megjithatë, numri i madh i zjarreve që filluan të përhapen njëkohësisht ka nxitur dyshime se disa prej tyre mund të jenë ndezur nga njerëzit në mënyrë aksidentale.























