Kosova në Taranto 2026, me synime të mëdha dhe krenari për sportistët tanë!
BKT
Sport

Kosova në Taranto 2026, me synime të mëdha dhe krenari për sportistët tanë!

F.Bytyqi/RTKLive

Në prag të garave në Taranto 2026, Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka përcjellë mbështetjen e plotë për sportistët e Kosovës që do ta përfaqësojnë vendin tonë në këtë ngjarje të rëndësishme sportive.

“Gjatë qëndrimit në Taranto, ministri Gashani prezantoi para Asamblesë së Përgjithshme të ICMG-së punën dhe progresin e Kosovës në përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Taranto 2026 është një tjetër mundësi që sportistët tanë të dëshmojnë talentin, përkushtimin dhe shpirtin garues, duke përfaqësuar me dinjitet Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Sportit dhe Rinisë.

“Nga Taranto 2026 drejt Prishtinës 2030, Kosova po ndërton një kapitull të ri të sportit të saj. Sportistëve tanë u dëshirojmë shumë suksese, paraqitje dinjitoze dhe sa më shumë medalje! Forca Kosovë!”, theksohet në fund njoftimit.