Jetmir Topalli rikthehet te Ballkani pas gjashtë vitesh
BKT
Sport

Jetmir Topalli rikthehet te Ballkani pas gjashtë vitesh

F.B/RTKLive

Jetmir Topalli është rikthyer te FC Ballkani, duke i dhënë fund aventurës së tij gjashtëvjeçare në futbollin ndërkombëtar.

Sulmuesi ka firmosur me klubin nga Suhareka dhe tashmë do të jetë sërish pjesë e skuadrës me të cilën nisi rrugëtimin e tij në futbollin profesionist.

Topalli rikthehet te Ballkani me përvojë të madhe të fituar gjatë viteve të fundit jashtë Kosovës, ndërsa transferimi i tij pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të skuadrës.

Pas gjashtë vitesh, Topalli rikthehet në një ambient që e njeh mirë dhe ku synon të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij.

FC Ballkani e ka mirëpritur rikthimin e sulmuesit, duke e cilësuar atë si një rikthim në shtëpi.

“Mirë se u ktheve në shtëpi, Jetmir!”