‘Taranto 2026’, dy boksierët e Kosovës nesër ngjitën në ring
BKT
Sport

‘Taranto 2026’, dy boksierët e Kosovës nesër ngjitën në ring

F.Bytyqi/RTKLive

Dy boksierë të Kosovës do të ngjitën nesër në ring në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, që po zhvillohen në Itali.

Sot është mbajtur mitingu teknik i garës, ku është hedhur edhe shorti për boksierët pjesëmarrës. Pas shortit, është përcaktuar që nesër, më 22 gusht, në ring të paraqiten dy përfaqësuesit e Kosovës.

Në kategorinë deri në 60 kilogramë do të garojë Lumturim Xhoxhaj, ndërsa në kategorinë deri në 70 kilogramë do të boksojë Shpetim Bajoku.

Duelet e boksierëve tanë do të nisin nga ora 14:00, ndërsa të dy synojnë një paraqitje sa më të mirë në këtë ngjarje të rëndësishme sportive.

Kosova synon rezultate pozitive në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, ndërsa vëmendja e tifozëve nesër do të jetë te Xhoxhaj dhe Bajoku, të cilët do të kërkojnë kalimin në fazat e mëtejshme të garës.