Gentian Selmani është portieri i ri i Ballkanit
Uran Krasniqi / RTKLive
Ballkani ka zyrtarizuar transferimin e portierit shqiptar Gentian Selmani, i cili i bashkohet klubit nga Suhareka pas një sezoni të kaluar te Teuta.
Selmani sjell me vete përvojë të konsiderueshme nga futbolli shqiptar dhe ai turk, si dhe nga paraqitjet e tij me Kombëtaren e Shqipërisë.
Portieri njëzet e tetë vjeçar ka lindur më 9 mars 1998 në Krujë dhe është formuar në futbollin shqiptar. Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur edhe në Turqi, ku ka qenë pjesë e Menemen FK dhe Boluspor, duke regjistruar paraqitje në kategorinë e dytë të futbollit turk dhe në Kupën e Turqisë.
Në sezonin e fundit, Selmani ishte pjesë e Teutës, ku ishte një nga portierët kryesorë të skuadrës. Gjatë edicionit 2025/26, ai regjistroi 40 paraqitje në të gjitha garat.
Ballkani beson se përvoja e portierit shqiptar, e fituar në kampionatin shqiptar dhe jashtë tij, do të jetë një vlerë e rëndësishme për skuadrën.
“Me përvojën e fituar në Shqipëri dhe jashtë saj, Selmani i bashkohet Ballkanit për të qenë një vlerë e rëndësishme mes shtyllave të portës”, thuhet në njoftimin e klubit nga Suhareka.























