20:07 / 26.08.2026
Ballkani ndan rrugët me trajnerin Mislav Karoglan
Uran Krasniqi / RTKLive
Ballkani ka njoftuar zyrtarisht se Mislav Karoglan nuk do të vazhdojë më në krye të skuadrës.
Sipas klubit, trajneri kroat është larguar për arsye personale.
Lajmi është konfirmuar edhe nga raportimet e publikuara të mërkurën.
"E falënderojmë për punën dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. Ishte kënaqësi ta kishim pjesë të familjes së Ballkanit dhe i jemi mirënjohës për kontributin e tij në klub. Gjithashtu, i urojmë shumë suksese, shëndet dhe mbarësi në vazhdim të jetës dhe karrierës", ka shkruar Ballkani.
Ballkani e kishte emëruar Karoglanin trajner në nëntor të vitit 2025, si trajnerin e parë të huaj në historinë e klubit.
Ballkani ende nuk ka bërë të ditur se kush do të jetë trajneri i ri i skuadrës.























