20:13 / 27.08.2026
Kosova mbyll fazën grupore me humbje ndaj Portugalisë
Uran Krasniqi / RTKLive
Hendbollistët e Kosovës kanë pësuar humbje nga Portugalia me rezultat 33:25, në ndeshjen e fundit të fazës grupore në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Në disa periudha të ndeshjes, Kombëtarja e Kosovës ka treguar paraqitje pozitive dhe ka rivalizuar me portugezët, por kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për të shmangur humbjen. Rezultati përfundimtar ishte 33:25, ndërsa Portugalia kishte epërsi 17:12 pas pjesës së parë.
Kjo ishte ndeshja e tretë dhe e fundit e Kosovës në fazën grupore të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.























